Tuesday, April 14, 2026
HomeALBZjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkak dyshohet djegia e kartonave të “Big Market”...

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkak dyshohet djegia e kartonave të “Big Market” në katin e parë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kompleksin e pallateve ‘Arlis’ në Tiranë pasditen e sotme, duke vënë në rrezik jetën e dhjetëra familjeve.

Raportohet se zjarri ka nisur në ambientet e “Big Market”, në katin e parë të pallatit. 

Dyshohet se shkaku i mundshëm i zjarrit ka qenë ndezja e disa kartonave pranë marketit. Prej aty, zjarri më pas është përhapur me shpejtësi drejt kateve të sipërme, duke përfshirë fasadën dhe apartamentet.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar mbi shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet pritet të hedhin dritë mbi përgjegjësitë dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments