Tuesday, April 14, 2026
HomeALBLAJM I KEQ/ “Fluturojnë” çmimet e banesave: Kush janë zonat më të...

LAJM I KEQ/ “Fluturojnë” çmimet e banesave: Kush janë zonat më të shtrenjta dhe të lira…

Çmimet e qirave për apartamentet me qëllim strehimi në Tiranë vijuan tendencën rritëse edhe në 2026, duke ndikuar drejtpërdrejt në inflacion.

Për muajin mars, sipas të dhënave të INSTAT, grupi i qirave ka dhënë ndikimin kryesor në inflacion, me 0.95 pikë përqindje, nga 2.6% që u rrit inflacioni në total. Transporti ka ndikuar me 0.48 pikë përqindje dhe ushqimet e pijet alkoolike me 0.44 pikë përqindje.

Një vëzhgim i bërë nga “Monitor” në Tiranë çmimet e qirave për apartamente afatgjatë për disa zona kanë shënuar tendencë rritëse.

Sipas agjentëve imobiliarë, pranë stadiumit “Dinamo”, çmimet e apartamenteve tipologji 1+1 variojnë nga 500 deri 1,000 euro, krahasuar me 500–800 euro vitin e kaluar. Çmimet maksimale janë rritur deri në 25%.

Rritje ka pasur edhe për apartamentet 1+1 në zonën e Liqenit, ku agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme raportojnë se çmimet maksimale kanë arritur deri në 1,500 euro në muaj, nga 1,300 euro në vitin 2025. Qiratë janë shtrenjtuar 15%.

Për apartamentet pranë Komunës së Parisit, me sipërfaqe 1+1, çmimet e qirasë për vitin 2025 varionin nga 500 deri në 800 euro në muaj. Për 2026, në rrugën e Kosovarëve, apartamentet 1+1 (përfshirë post parkimi) kanë arritur 900 euro.

Për apartamentet 2+1, çmimet pa përfshirë postin e parkimit arrijnë 1,000 euro, ndërsa me post parkimi luhaten deri në 1,200 euro. Vjet, çmimi maksimal në këtë zonë ishte 1,100 euro. Sipas agjentëve imobiliarë apartamentet e vëna në dispozicion me qira me këto çmime janë prona me mobilim bashkëkohor dhe në ndërtime të vitit 2025.

Periferia vijon të mbajë çmime të ngjashme si vitet e mëparshme. Në zonën e Freskut, apartamentet 1+1 jepen me qira 380–400 euro, ndërsa 2+1 me qira 450 euro.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments