Menjëherë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, Brikena ka bërë reagimin e saj të parë në rrjetet sociale, dhe nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit.
Ish-banorja ka ndarë një moment shumë emocional, ku shfaqet duke marrë një dhuratë të veçantë nga fansat e saj: një buqetë e madhe me trëndafila dhe një letër e shkruar me dorë, e mbushur me fjalë zemre.
Në postimin e saj, Brikena shfaqet duke lexuar mesazhin me shumë emocion, ndërsa në përshkrim shkruan:
“Faleminderit për dashurinë! ❤️”
Ky gjest duket se e ka prekur thellë, duke treguar edhe njëherë mbështetjen e madhe që ajo ka marrë nga publiku gjatë gjithë rrugëtimit në spektakël.
Fansat kanë shpërthyer menjëherë në komente, duke i uruar më të mirat dhe duke e siguruar se rrugëtimi i saj nuk mbaron këtu… 👀



