Një moment i rëndësishëm në Big Brother VIP! Mateo është shpallur zyrtarisht finalisti i dytë, duke siguruar një vend në natën më të madhe të spektaklit.
Menjëherë pas këtij suksesi, familja e tij ka reaguar me një mesazh shumë emocional në rrjete sociale, që ka prekur ndjekësit:
“Nuk kam fjalë mjaftueshëm për t’ju falenderuar… ❤️ Çdo votë, çdo mesazh, çdo mbështetje që i dhatë e çoi deri këtu finalist, me kokën lart dhe me dinjitet. Ju nuk votuat thjesht për një banor, por për zemrën, forcën dhe shpirtin e tij. Keni qenë krahu i tij jashtë, kur ai luftonte brenda. Faleminderit nga zemra për çdo sekondë që keni besuar tek ai. Kjo arritje është edhe e juaja. Mirënjohëse pafund… 🤍”

Ky mesazh tregon qartë mbështetjen e madhe që Mateo ka marrë jashtë shtëpisë dhe lidhjen e fortë me publikun.
🔥 Tani sytë janë tek finalja:
A do arrijë Mateo të shpallet fituesi i këtij edicioni?
Një gjë është e sigurt — gara sapo është bërë edhe më e fortë!
