Një situatë e dyshimtë po bën xhiron e rrjetit dhe ka ndezur debat të madh mes ndjekësve të Big Brother VIP Albania. Në fokus është Selin, e cila brenda vetëm pak minutash ka pësuar një rritje të pazakontë të pëlqimeve në Instagram.
Sipas asaj që po qarkullon online, Selin ka qenë rreth 13 mijë like, dhe brenda vetëm 1 minute ka shtuar mbi 12 mijë të tjera, duke ngritur dyshime të forta për manipulim.


Komentet në rrjet janë të shumta dhe të ashpra:
“Kjo është blerje e pastër!” “Nuk ka mundësi të ndodhë natyrshëm!” “Po tallin publikun!”
Ndërkohë, kjo situatë lidhet edhe me një konkurs të organizuar nga Enzo Attini, ku banori që merr më shumë pëlqime fiton një shpërblim prej 2000 euro për blerje.
Kjo ka shtuar edhe më shumë dyshimet, pasi shumë ndjekës mendojnë se gara po ndikohet nga ndërhyrje artificiale dhe jo nga mbështetja reale e publikut.
SKANDALI THELLOHET! Jo vetëm Selin, por edhe Miri në të njëjtën skemë?
Situata bëhet edhe më e rëndë! Pas dyshimeve për rritjen e menjëhershme të “like”-ve te Selin, në lojë hyn edhe Miri, i cili sipas ndjekësve ka bërë të njëjtën gjë.
Raportohet se Miri ka shtuar mbi 50 mijë ndjekës brenda një kohe shumë të shkurtër, si dhe një rritje të menjëhershme të pëlqimeve në postime – një skenar që përputhet me atë të Selin.
Komentet në rrjet janë edhe më të forta tani:
“Po bëhet gjithçka me lekë!” “Kjo nuk është garë, është manipulim!” “Publiku nuk është budalla!”
