Ditët e fundit rrjeti është “ndezur” nga reagimet e shumta të fansave të Big Brother VIP Albania, të cilët shprehin shqetësim serioz për mënyrën se si mund të shkojë finalja e madhe.
Në rrjete sociale po qarkullojnë zëra se disa informacione po dalin paraprakisht, madje edhe nga persona që pretendohet se kanë burime brenda Top Channel. Një ndër emrat më të përfolur është Andrea, i cili shpesh ka publikuar “parashikime” që më pas kanë rezultuar të sakta, duke ngritur dyshime te publiku.
Andra ka thene qe i pari qe shkon finalist neser do jete Miri me pas Mateo dhe ne fund Rogerti ndersa ne podin final do jete Miri me Selin nje vjedhje e hapur ..
Nga ana tjetër, fansat e Mateos pretendojnë se kanë votuar masivisht dhe sipas tyre ai kryeson me një përqindje shumë të lartë votash, duke e konsideruar si favorit të padiskutueshëm për fitoren.
Megjithatë, frika më e madhe e publikut lidhet me mundësinë që finalja të ndikohet nga faktorë të tjerë dhe jo nga vota reale e publikut. Në rrjet janë shtuar thirrjet:
“Mos prekni votën e publikut!”
“Fituesi duhet të jetë ai që votohet, jo ai që favorizohet!”
Shumë ndjekës kërkojnë transparencë totale nga produksioni dhe garantojnë se do të reagojnë fuqishëm nëse rezultati nuk përputhet me votat reale.
Në fund, mbetet për t’u parë nëse finalja do të jetë një reflektim i vullnetit të publikut apo një tjetër debat i madh për drejtësinë në reality show-t shqiptarë.
