Tuesday, April 21, 2026
HomeALBDalin PAMJET e momentit kur pitbulli u sul drejt vogëlushes në Lungomare...

Dalin PAMJET e momentit kur pitbulli u sul drejt vogëlushes në Lungomare (Video)

Janë publikuar pamjet e ngjarjes së rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Vlorë, ku një vajzë 4-vjeçare u sulmua nga një qen pitbull.

Në video shihet momenti kur qeni e kafshon vogëlushen në kokë dhe më pas e tërheq zvarrë, ndërsa personat që ndodheshin aty pranë ndërhyjnë menjëherë për ta ndihmuar.

Të pranishmit vrapojnë drejt saj dhe, pas disa përpjekjeve, arrijnë ta largojnë qenin duke i shpëtuar jetën fëmijës.

Vajza mori plagë në kokë, por gjendja e saj është stabilizuar dhe tashmë ka dalë nga spitali.

Ndërkohë, nuk ka ende një konfirmim zyrtar për fatin e kafshës. Ka dyshime se qeni mund të jetë eutanizuar, çka ka sjellë reagime nga shoqatat për mbrojtjen e kafshëve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments