Thursday, April 9, 2026
HomeALBArrestohen në Itali xhaxhallarët e Stenaldos, vranë një person për të marrë...

Arrestohen në Itali xhaxhallarët e Stenaldos, vranë një person për të marrë hakun e babait të tij

Çerek shekulli më parë, dy vëllezërit Artur dhe Arben Mëhilli, u shpallën zyrtarisht në kërkim nga drejtësia shqiptare. Në vitin 2001, Gjykata e Lushnjës i dënoi në mungesë me 32 vite burg në total, për vrasjen e një të riu, Rezar Metaj në Lushnje në vitin 1999. Ngjarja ishte hakmarrje e pastër. Në vitin e mbrapshtë 1997, i riu kishte vrarë vëllanë e tyre, Sokol Mëhilli, po në Lushnje, dhe ende nuk ishte arrestuar nga policia. Prej atëherë, e 25 vite më pas, dy vëllezërit u arratisën në Itali. Me identitete të rreme, me emrat e ndërruar në Artur Davidhi dhe Arben Gjermeni, vëllezërit nga Lushnja nisën jetën në shtetin fqinj, duke siguruar edhe leje qëndrimi.

Qetësinë e tyre e prishi një raportim nga Italia për disa familjarë të lidhur me ta jetonin në një zonë, bashkë me dy personat me identitetet e dyshimta. Në mungesë të shenjave të gishtërinjve në Shqipëri, një nga format kryesore shkencore të identifikimit, Agjentët e Interpolit në Tiranë, arritën të gjejnë fotografi të vjetra të dy vëllezërve Mëhilli. Për të faktuar se të kërkuarit e drejtësisë ishin dyshja që jetonte me letra në Itali, përdorën teknologjinë moderne, “Facial Recognition”, dhe nga krahasimi i tipareve të cilat mbeten të ngjashme, mes fotove të vjetra të Artur dhe Arben Mëhilli dhe fotografive që Italia dërgoi të shqiptarëve me identitetet e tjera, u arrit në përfundimin se ata janë dy personat e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments