Thursday, April 9, 2026
HomeALBDetajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve në Shqipëri me...

Detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve në Shqipëri me çmimet…

Skema e re e shpërndarjes se bonusit të pensionistëve, po aplikohet që nga muaji janar i këtij viti. 

Burimet nga Ministria e Ekonomisë, pohuan se qeveria po shpërndan një fond total që luhatet midis 8 dhe 9 milionë eurove në muaj në formën e bonuseve direkte.

Sipas rregullave të reja, përfituesit që marrin pension të pjesshëm ose që kanë një nivel të ardhurash deri në 22 mijë lekë në muaj, po përfitojnë një shtesë prej 800 lekësh çdo muaj.

Ndërkohë, mbështetja rritet për ata që kanë një pension të plotë, por që gjithsesi mbetet nën kufirin e 40 mijë lekëve merr një bonus më të lartë, i cili arrin deri në 1800 lekë në muaj.

Ky mekanizëm është konceptuar si një formë rishpërndarjeje mujore për të amortizuar efektet e inflacionit, duke u fokusuar kryesisht te pensionet e ulëta dhe ato mesatare që ndodhen poshtë pragut kritik të konsumit.

Kjo nismë synon të lehtësojë koston e jetesës për kategoritë më vulnerabil, duke shpërndarë ndihmën në mënyrë të përshkallëzuar sipas nivelit të të ardhurave mujore që përfitojnë aktualisht të moshuarit.

Megjithatë gjendja e pensionistëve në Shqipëri mbetet një sfidë pasi rritja e kostove të jetesës po ecën me hapa shumë më të shpejtë se indeksimi i të ardhurave.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments