Një ngjarje tragjike ka tronditur sot qytetin e Përmetit, ku 33-vjeçari Kristi Liço ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ndodhi pasi një automjet, i drejtuar nga një i ri që dyshohet se u fut në parakalim të gabuar, përplasi motorin ku ndodhej Kristi bashkë me një vajzë. Përplasja rezultoi fatale për 33-vjeçarin, i cili nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.
Burime të fundit bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit është djali i një punonjësi policie. Ndërkohë, në një gjest të rrallë njerëzor, familja e viktimës ka vendosur ta falë autorin e aksidentit, pavarësisht dhimbjes së madhe.
Po ashtu, familja e të riut që shkaktoi aksidentin ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e operimit dhe trajtimit mjekësor, duke u përpjekur të ndihmojë në çdo mënyrë të mundshme. Fatkeqësisht, përpjekjet nuk mjaftuan dhe Kristi ndërroi jetë.
Kristi Liço kujtohet nga të afërmit dhe miqtë si një djalë punëtor dhe i qetë, ndërsa lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka prekur thellë gjithë komunitetin.
Ngushëllime familjes në këtë moment të vështirë. U prehsh në paqe, Kristi. 🙏
