Spektakli i sotëm i Big Brother Albania pritet të sjellë një nga momentet më prekëse, pasi banori Miri, i njohur si pjesë e West Side Family, do të ndajë me publikun linjën e tij të jetës.
Në një rrëfim që pritet të jetë i mbushur me emocione, Miri do të tregojë sfidat, sakrificat dhe momentet kyçe që kanë formuar rrugëtimin e tij, nga fillimet e vështira deri te suksesi në muzikë.
Ky moment konsiderohet si një nga më të fortët e këtij sezoni, pasi publiku do të ketë mundësinë të njohë më nga afër anën njerëzore dhe të padukshme të artistit.
A do të preket shtëpia nga historia e tij? Mbetet për t’u parë në spektaklin e sotëm.
