Monday, April 6, 2026
HomeALBTuneli i Llogarasë bëhet me pagesë – ja tarifat “e kripura” që...

Tuneli i Llogarasë bëhet me pagesë – ja tarifat “e kripura” që pritet të hyjnë në fuqi brenda ktij muaji

Brenda muajit prill pritet të marrë fund kalimi falas në Tunelin e Llogarasë, pasi autoritetet po finalizojnë vendosjen e sistemit të pagesës për të gjitha kategoritë e mjeteve.

Sipas informacioneve të fundit, instalimi i sistemit elektronik është drejt përfundimit dhe janë kryer testimet finale për të garantuar funksionimin pa probleme. Kamerat e sigurisë dhe infrastruktura mbështetëse janë në fazën e verifikimeve të fundit, duke i hapur rrugë nisjes së tarifimit në ditët në vijim.

Ja sa do të paguhet:

Motocikleta: rreth 100 lekë Makina: 250 lekë për një kalim / 500 lekë vajtje-ardhje Mjete me karroceri: 500 lekë Furgonë & autobusë: deri në 1000 lekë Mjete të tonazhit të rëndë: deri në 5000 lekë

Këto tarifa janë cilësuar nga qytetarët si “të kripura”, sidomos për ata që e përdorin shpesh këtë aks të rëndësishëm drejt jugut.

Vendosja e pagesës pritet të sjellë reagime, pasi deri më tani tuneli është përdorur pa kosto. Ende nuk ka një vendim të qartë nëse banorët e zonës do të përfitojnë lehtësira apo tarifa të reduktuara.

Tuneli i Llogarasë konsiderohet një investim strategjik që shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit jugor, por zbatimi i tarifave po hap debat për balancën mes përfitimit dhe kostos për qytetarët.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments