Monday, April 6, 2026
HomeALBNë luftë për jetën një i ri në Tiranë, makina e përplasi...

Në luftë për jetën një i ri në Tiranë, makina e përplasi dhe shoferi u zhduk nga vendi i ngjarjes

Në luftë për jetën gjendet një djalë në moshë ende të re, pasi u plagos ndërsa një makinë e përplasi dhe shoferi u zhduk nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Asim Vokshi”, jo larg bulevardit Zogu I në Tiranë, kur një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin J. C., 38 vjeç.

Në gjendje kritike nga plagët e marra, i riu është gjetur nga persona të rastësishëm fhe më pas është dërguar në spital.

Mjekët dhe policia thanë se 38 vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Kohët e fundit kronika e zezë ësbtë mbushur shqetësueshëm me raportime për aksidente ku shoferët braktisin personat që përplasin dhe largohen në drejtim të paditur duke mos u dhënë as ndihmën e parë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments