Pas diskutimeve të forta që përfshinë shtëpinë dhe spektaklin e fundit të “Prime në BBVA”, ku u vu në qendër të vëmendjes çështja e çarçafëve dhe higjienës personale të Brikenës, reagimet nga jashtë nuk kanë munguar.
Akuzave dhe komenteve të banorëve u është përgjigjur së fundmi stilisti i njohur, Niko Komani. Ai ka dalë publikisht në mbrojtje të Brikenës, duke u mbështetur në njohjen e tij personale dhe eksperiencën e drejtpërdrejtë të punës me të.
Komani riktheu në vëmendje kohën kur ata bashkëpunuan në “Supernova”, duke hedhur poshtë me bindje pretendimet se ajo nuk është një vajzë e kujdesshme me higjienën e saj. Përmes një video, ai u shpreh:
“Duke pasur parasysh eksperiencën që kemi pasur me Brikenën në Supernova, mund të them nëse është e pastër apo jo. Brikena gjithmonë ka qenë shumë e rregullt dhe e kujdesshme për veten. Ajo përdorte make-up, por në mënyrë të rregullt dhe të pastër. Edhe kur ulej në vende të bardha, nuk linte njolla nga make-up-i. Për mua, ajo ka qenë gjithmonë e pastër, jo vetëm në aspektin e parfumit, por në përgjithësi – me flokë të pastra dhe paraqitje të rregullt. Nuk e di çfarë mund të thonë konkurrentët e tjerë të Supernovës, por Brikena ka qenë një nga vajzat më të pastra.”
Ky reagim vjen si një mbështetje e fortë për Brikenën, e cila është përballur me presionin e kritikave të ashpra nga banorë dhe ish-banorë jashtë shtëpisë.
Deklarata e Komanit tregon një anë krejt tjetër të saj nga ajo që u portretizua, duke lënë të kuptohet se akuzat mund të jenë ekzagjeruar.
