Sunday, April 5, 2026
HomeALBNën tingujt e pianos! Mateo i propozon Brikenës të bëhet e dashura...

Nën tingujt e pianos! Mateo i propozon Brikenës të bëhet e dashura e tij – përgjigjja e saj bën bujë (VIDEO)

Një nga momentet më të bukura dhe romantike është regjistruar në Big Brother VIP Albania, ku Mateo ka vendosur t’i bëjë një propozim të veçantë Brikenës.

Nën tingujt e një muzike të qetë pianoje dhe në një atmosferë intime gjatë një darke të organizuar nga produksioni, ai ka zgjedhur momentin perfekt për të shprehur ndjenjat e tij.

I emocionuar, Mateo iu drejtua Brikenës me fjalët: “Brikena, do të bëhesh e dashura ime… në pamundësi të të ofroj një unazë, po të jap byrlyzykun”.

Ky gjest i thjeshtë, por domethënës, krijoi një atmosferë shumë të ndjerë, ndërsa të gjithë banorët ndoqën me vëmendje këtë moment.

Brikena, e buzëqeshur dhe e emocionuar, e priti me shumë pozitivitet këtë propozim dhe pa hezitim u përgjigj: “Po”, duke pranuar kështu kërkesën e Mateos.

Ky moment është komentuar gjerësisht nga publiku, duke e kthyer çiftin në një nga historitë më të ndjekura dhe më të diskutuara të këtij sezoni.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments