Foshnjat janë plotësisht të varura nga nëna e tyre, jo vetëm gjatë shtatzënisë, por edhe pas lindjes, veçanërisht përmes ushqyerjes me gji që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar. Të porsalindurit kanë imunitet të dobët dhe janë shumë të ndjeshëm ndaj viruseve dhe baktereve që mund të transmetohen nga njerëzit përreth.
Mjekët paralajmërojnë se një nga viruset më të rrezikshëm për foshnjat është herpesi, i cili mund të transmetohet edhe përmes një puthjeje. Ky infeksion konsiderohet shumë i rrezikshëm për të porsalindurit, pasi organizmi i tyre nuk arrin ta luftojë virusin.
Një histori e dhimbshme vjen nga një nënë amerikane, e cila humbi vajzën e saj vetëm 8 ditë pas lindjes. Foshnja kishte lindur para kohe dhe në ditët e para të jetës u mbajt në krahë nga të afërm dhe miq. Pas pak ditësh ajo filloi të shfaqte probleme shëndetësore si mungesë energjie, oreksi dhe sheqer të ulët në gjak, ndërsa më vonë gjendja e saj u përkeqësua.
Mjekët zbuluan se foshnja ishte infektuar me virusin herpes, i cili tek të porsalindurit mund të jetë fatal. Kjo histori shërben si paralajmërim për prindërit që të tregojnë shumë kujdes dhe të shmangin kontaktet e panevojshme të foshnjave me persona të tjerë, sidomos puthjet.