Sunday, April 5, 2026
HomeALBMashtrim me vizat shqiptare? Ministria jep paralajmërimin e fortë

Mashtrim me vizat shqiptare? Ministria jep paralajmërimin e fortë

Ministria e Jashtme ka paralajmëruar se persona të paidentifikuar kanë krijuar një faqe të rreme në internet, e cila paraqitet si platformë për aplikimin e vizave shqiptare, duke rrezikuar mashtrimin e qytetarëve të huaj që duan të hyjnë në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar, faqja në fjalë imiton përmbajtjen dhe pamjen e platformës zyrtare të aplikimit për vizë, duke publikuar informacione dhe materiale të ngjashme me ato institucionale. Megjithatë, autoritetet theksojnë se kjo faqe nuk është e autorizuar dhe nuk ka asnjë lidhje me institucionet shtetërore shqiptare.

Ministria u bën thirrje të gjithë të interesuarve që të tregojnë kujdes dhe të përdorin vetëm faqet dhe kanalet zyrtare për aplikime dhe informacione, në mënyrë që të shmangin mashtrimet apo abuzimet e mundshme.

Ndërkohë, strukturat e sigurisë kibernetike dhe organet ligjzbatuese kanë nisur verifikimet dhe po marrin masa për bllokimin e aktivitetit të paligjshëm, si dhe për identifikimin e personave përgjegjës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments