Saturday, April 4, 2026
HomeALBTragjedi në fushën e futbollit në vendin tonë , humb jetën futbollisti...

Tragjedi në fushën e futbollit në vendin tonë , humb jetën futbollisti gjatë ndeshjes së Kupës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin në Kosovë, ku futbollisti veteran Liridon Gubetini ka humbur jetën gjatë një ndeshjeje zyrtare. 43-vjeçari ndërroi jetë teksa ishte pjesë e takimit të Kupës mes KFV Barilevës dhe KFV Deçanit.

Sipas raportimeve, ngjarja tragjike ndodhi menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë, kur futbollisti papritur humbi ndjenjat në fushën e lojës. Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, Gubetini nuk arriti të mbijetojë, duke lënë të tronditur bashkëlojtarët, stafin dhe të gjithë të pranishmit në stadium.

Klubi KFV Barileva e ka kujtuar atë si një njeri të jashtëzakonshëm, të përkushtuar dhe të respektuar, i cili ishte pjesë e skuadrës që nga dita e themelimit. Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh jo vetëm te familjarët, por edhe te komuniteti sportiv që e njohu dhe e vlerësoi për kontributin e tij.

Ngjarja ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen te rëndësia e kontrolleve mjekësore dhe sigurisë shëndetësore në sport, sidomos për atletët aktivë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments