Saturday, April 4, 2026
HomeALBBanorët në lot nga e qeshura! Përgjigjja e Brikenës për Mateon po...

Banorët në lot nga e qeshura! Përgjigjja e Brikenës për Mateon po bën xhiron e rrjetit(Video)

Një moment tepër interesant dhe plot humor ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother, ku Rogerti vendosi të “vërë në siklet” Brikenën me një pyetje direkte për Mateon.

Gjatë një bisede mes banorëve, Rogerti e pyet Brikenën: “Çfarë ka bërë Mateo më shumë se Miri në këtë lojë?” Një pyetje që pritej të sillte debat apo krahasime të forta mes lojtarëve.

Por ajo që ndodhi më pas nuk e priste askush.

Brikena, me një ton serioz dhe pa u menduar gjatë, u përgjigj: “Mateo ka bërë atë gjë që nuk e ka bërë njeri këtu në Big Brother.”

Kaq mjaftoi që të gjithë të përqendroheshin për të dëgjuar vazhdimin, ndërsa Miri i thotë: “Hajde njëherë, po dëgjojmë…”

Dhe aty erdhi “goditja” që shkaktoi të qeshura pa fund në shtëpi.

Brikena shtoi: “Mateo ka shpik Bolin.”

(Boli është arushi që Mateo i ka dhuruar Brikenës gjatë qëndrimit në shtëpi.)

Menjëherë pas kësaj përgjigjeje, banorët u shkrinë së qeshuri, disa madje me lot, pasi askush nuk e priste një përgjigje kaq të papritur dhe njëkohësisht kaq të sinqertë nga Brikena.

Momenti është bërë viral dhe po komentohet gjerësisht nga publiku, duke treguar edhe një herë se situatat spontane dhe batutat e papritura janë ato që e bëjnë lojën edhe më interesante.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments