Një reagim i fortë ka ardhur nga një ish-fitues i Big Brother, i cili ka komentuar një nga momentet më të diskutueshme të fundit në një reality show, ku në qendër të vëmendjes është vendosur Moza dhe një pyetje që ka irrituar publikun.
Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ai ndalet te dinamika që krijohet brenda një reality show, duke theksuar se shpeshherë ndodh që një personazh të spikasë më shumë se vetë produksioni apo autorët. Ai shprehet:
“Në experiencen e nje reality show, vjen gjithmone nje pike, ku ai qe e ben ‘te gjithen’ XHELOZON ate qe e le ne hije, dmth lojtarin qe ngrihet me shume se produksioni apo autoret. Moza u ngrit shume shpejt, fama e saj e zvogeloi produksionin sepse Moza nuk ben loje, MOZA ESHTE THJESHTE MOZA. FENOMENALE.”
Më tej, ai kritikon drejtpërdrejt mënyrën se si iu drejtua Mozës, duke e konsideruar pyetjen si të papërshtatshme për një figurë të tillë:
“Si mund i behet nje pyetje e tille nje personaliteti dhe shkrimtareje aq te madhe pasi e ke ftuar ne shtepine tende dhe ta ka bere ate me te famshmen ne mbare shqiptarine! Nuk eshte hera e pare qe ndodh kjo… kjo ka ndodhur ne bb-vip Albania me Luizn, ka ndodhur ne bb-vip Kosova me Gjestin, me Alben… kjo ndodh sa here personazhi brenda shtepise katapulton spektaklin pa nevojen e te berit lojra apo intriga autores.”
Ai e thekson edhe më fort qëndrimin e tij duke marrë si shembull edhe raste të tjera të ngjashme, ndërsa ndalet veçanërisht te rasti i Mozës:
“Rasti i Mozes eshte ende me flagrant. Sepse Moza pervecse eshte vet SHOW, nuk lejon apo toleron hakmarrjen apo persekutimin qe i behet figures se saj me ate pyetje!!! Pergjigjia e saj, ndaj pyetjes ishte ‘cme di ti mua moj si ty’…”
Në fund, ai ngre disa pyetje të forta mbi qëllimin e vërtetë të situatës së krijuar, duke lënë të kuptohet se gjithçka mund të ketë qenë e qëllimshme:
“Prezantuesja u mundua ta ule Mozen sepse mendoi qe duke ulur ate do ngre veten. Apo sepse Tayna-Dafina e shume te tjere komplimentuan Mozen dhe e gjeten veten te ajo dhe jo te ‘Ferma’. Apo ngaqe Moza i tha ishte veshur me te zeza si bodybuilder dhe ngjante shume shemtuar nderkohe qe te gjithe i thonin sa bukur je veshur. Moza nuk lepihet!”
Ky reagim ka marrë menjëherë vëmendje të madhe në rrjet, duke nxitur debat të fortë mes ndjekësve, ku një pjesë e mirë e publikut duket se është në të njëjtën linjë me kritikat ndaj pyetjes që u konsiderua “pa vend” ndaj Mozës.
