ITALI – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonja ku një 12-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga kati i tetë teksa luante me shokët në tarracë.
Luis Pisha dyshohet se ka hipur mbi një dritare, e cila papritur është thyer. Fillimisht, ai ka mbetur i kapur pas strukturës, ndërsa shokët kanë tentuar ta mbajnë, por pa sukses.
Fatkeqësisht 12-vjeçari ka rënë nga kati i tetë dhe ka ndërruar jetë në vend.
Shërbimet emergjente mbërritën menjëherë në vendngjarje, së bashku me policinë dhe zjarrfikësit, por përpjekjet për ta shpëtuar rezultuan të kota.
I riu, me origjinë shqiptare, nuk jetonte në pallatin ku ndodhi aksidenti
