Pas deklaratave të forta të bëra nga Rogerti, ku akuzoi familjen e Mateos për “vjedhje të shtetit shqiptar”, ka ardhur edhe reagimi publik nga familjarët e këtij të fundit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, familja e Mateos ka hedhur poshtë kategorikisht këto pretendime, duke i cilësuar si shpifje dhe sulm të ulët. Në reagim thuhet se Mateo ka fituar gjithmonë respektin e publikut me sjelljen dhe integritetin e tij, ndërsa akuzat e bëra janë thjesht tentativa për ta dëmtuar imazhin e tij.
Në postimin që po qarkullon gjerësisht, një familjare shkruan:
“Babi im ka vjedh vetëm respektin që kanë të gjithë për të. Ti Rogert, po të duhen ndonjë lek për të larë borxhet, na thuaj se t’i falim.”

Ky reagim ka ndezur edhe më shumë situatën, duke sjellë një valë komentesh në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë mes mbështetjes për Mateon dhe kritikave ndaj gjuhës së përdorur nga të dyja palët.
Debati mes tyre duket se po kalon përtej shtëpisë, duke përfshirë tashmë edhe familjarët në këtë përplasje të fortë publike.
