Friday, April 3, 2026
HomeALBE papërshtatshme!” – fansat kritikojnë puthjen në buzë të Selin me nënën...

E papërshtatshme!” – fansat kritikojnë puthjen në buzë të Selin me nënën (Video )

Një moment i papritur gjatë spektaklit ka shkaktuar reagime të forta në rrjet, pasi një puthje në buzë mes nënë e bijë nuk u prit mirë nga një pjesë e publikut, duke u konsideruar si e papërshtatshme dhe e panevojshme për ekranin.

Por polemikat nuk ndalen këtu. Vendimi i Selin për të vazhduar lojën, pavarësisht kërkesës së nënës së saj për të lënë shtëpinë, po diskutohet gjerësisht. Sipas shumë reagimeve, një tërheqje në atë moment do të ishte parë si një akt më dinjitoz, sidomos pas tensioneve dhe pakënaqësive që loja e saj ka sjellë në familje.

Gjithashtu, mënyra se si ajo kritikoi banorët e tjerë, si Miri dhe Rogerti, është cilësuar nga ndjekësit si e tepruar dhe jo bindëse. Kritikët theksojnë se Selin ka qenë e vetëdijshme për strategjitë e lojës që në fillim dhe ka zgjedhur vetë të jetë pjesë e tyre, ndaj distancimi në këtë fazë nuk është parë si i sinqertë.

Në mesin e gjithë kësaj dinamike, publiku ka filluar të shprehë edhe preferencat për finalen. Një pjesë e mirë mbështet Brikenën nga Kosova si finalisten e parë, megjithatë shumë besojnë se rrjedha e lojës favorizon Selin, sidomos pas vendimit të saj për të vazhduar garën.

Debatet pritet të intensifikohen edhe më shumë në ditët në vijim, ndërsa gara po shkon drejt finales.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments