Friday, April 3, 2026
HomeALBKundër lidhjes me Brikenën? Habit motra e Mateos: “Prisja një Selin për...

Kundër lidhjes me Brikenën? Habit motra e Mateos: “Prisja një Selin për të…”

Dinamikat e dashurisë dhe afrimitetet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, por shpesh analizat më interesante vijnë nga familjarët që e ndjekin lojën nga jashtë.

Së fundmi, motra e Mateos ka qenë e ftuar në një intervistë për TAR, ku ka folur hapur për raportin e vëllait të saj me Brikenën.

Deklarata e saj e parë ka habitur jo pak ndjekësit, pasi ajo ka përmendur emrin e një tjetër banoreje me karakter të fortë, Selinës, si profilin e vajzës që priste të shihte krah Mateos.

Megjithatë, ajo që në pamje të parë u duk si një mungesë mbështetjeje për Brikenën, u sqarua menjëherë nga motra e tij, e cila bëri një analizë mjaft të mprehtë të ekuilibrave në çift.

Me thënë të drejtën unë prisja një tip si i Selinit për Mateon me ato aludimet e mia,” u shpreh ajo fillimisht.

Por, duke ndjekur ecurinë e përditshme dhe sjelljen e Mateos në krah të Brikenës, ajo e ka kuptuar se kjo e fundit është pikërisht ajo që i duhet atij për të gjetur qetësinë.

Duke parë vazhdimësinë, një tip si Brikena i përshtatet më shumë se duhet të balancojnë njëri-tjetrin. I përshtatet më shumë se e zbut Brikena Mateon,” shpjegoi ajo gjatë bisedës në studio.

Për të argumentuar këtë qëndrim, ajo theksoi natyrën impulsive të të vëllait dhe rrezikun që do të sillte një përplasje karakteresh të ngjashme: “E zbut sepse ai di të jetë edhe i butë edhe i egër. Ndërsa me një tip si Selini, dy zjarre bashkë sikur do bënin bam.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments