Friday, April 3, 2026
HomeALBPër herë të parë në historinë e Shqipërisë! Në Aeroportin e Rinasit...

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë! Në Aeroportin e Rinasit ndodh befasia, futet…

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranëspër herë të parë në histori janë futur në punë skanerë të gjeneratës së fundit “Rapid Scan 3D” që përfaqësojnë një avancim të rëndësishëm në procesin e kontrollit të sigurisë.

Kjo teknologji lejon kontrollin e bagazheve pa qenë e nevojshme të hiqen sendet nga çanta, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe më efikas për pasagjerët. Investimi synon të përmirësojë eksperiencën e udhëtimit, duke reduktuar kohën e pritjes dhe duke garantuar standarde të larta sigurie.

Këta skanerë të avancuar u mundësojnë pasagjerëve të mbajnë pajisjet elektronike brenda bagazheve të tyre, duke eliminuar nevojën për t’i nxjerrë gjatë procesit të kontrollit. Ky inovacion jo vetëm që rrit efikasitetin, por gjithashtu ofron një përvojë më të lehtë dhe më të përshtatshme për udhëtarët.

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA, Nancy VanHorn vizitoi në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës ku u prezantua implementimi i pajisjeve të avancuara të kontrollit të sigurisë, të prodhuara në Shtetet e Bashkuara, një hap i rëndësishëm drejt rritjes së standardeve dhe forcimit të sigurisë në infrastrukturën aeroportuale shqiptare.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments