Saturday, April 4, 2026
HomeALBBamir Topi hedh akuza të forta: Me përjashtimin e Salianjit tregoi që...

Bamir Topi hedh akuza të forta: Me përjashtimin e Salianjit tregoi që është komunist! Berisha bën…

Ish-Presidenti Bamir Topi ka hedhur akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin deklaroi se bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama për të bërë biznes dhe për të ndarë benefitet e pushtetit.

Në studion e “Report TV”, Bamir Topi tha se Berisha dhe Rama janë pronarë të partive politike që drejtojnë dhe kësisoj edhe të jetës politike në vend.

Ai shtoi se veprimet e fundit të Berishës dhe aksioni politik i opozitës tregojnë qartë që ish-kryeministrit dhe grupit të tij i ka ardhur fundi politik. Sipas Topit, Berisha me një grusht njerëzish në PD po përpiqen të mbajnë me forcë në çdo lloj forme pushtetin brenda kësaj force politike.

Berisha nuk njeh më njeri, përveç një grupi të ngushtë që i garanton atij, qoftë me gjuhë urrejtje, qoftë me baltosje, qoftë me ‘të fortë’, pra gjuha politike duhet të jetë gjuhë politike. Ai duhet të hapë lojën, por në subkoshiencën e tij është që ‘unë e kam filluar lojën’, sepse edhe këtu ka një lloj diskutimi nëse e ka filluar ky lojën në 1990, sepse ka qenë dikush tjetër që e ka filluar… Berisha në gjithë këtë periudhë që nuk është e pakët, ka realizuar vetëm autogola në shërbim të ekipit kundërshtar”, tha Bamir Topi.

Lidhur me përjashtimin e Salianjit dhe shumë anëtarëve të tjerë nga PD, Topi tha se ky veprim tregoi qartë që Berisha është një komunist që gjatë këtyre kohërave është ‘maskuar’ si demokrat.

Berisha duke përjashtuar Salianjin, tregon se ai ka qenë, është sjellë në atë lloj metamorfoze si demokrat dhe në fund fare ka përfunduar prap si komunist”,

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments