Xhindi ka ndezur rrjetin me deklaratën e tij të fundit, ku zbulon se banori që pritet të largohet përfundimisht nga “Big Brother VIP Albania” është Shëndriti.
Sipas tij, gara këtë herë është mes tre banorëve që nuk konsiderohen ndër më të fortët në lojë. Megjithatë, Mali duket se ka fituar një avantazh të madh për shkak të rrugëtimit të tij të gjatë në shtëpi, duke kaluar mbi 100 ditë dhe duke fituar respektin e publikut.
Nga ana tjetër, Edisа vazhdon të jetë aktive në lojë, duke u përfshirë në debate dhe dinamika që e mbajnë në vëmendje. Ndërsa Shëndriti, sipas analizës së bërë, shihet më shumë si një figurë mbështetëse pranë Mateos dhe Selinit, pa një rol të fortë individual në lojë.
