Wednesday, April 1, 2026
HomeALBPanik në 5 të mëngjesit” – Pranku i 1 Prillit që goditi...

Panik në 5 të mëngjesit” – Pranku i 1 Prillit që goditi fort Mateon , Brikena u largua nga Big Brother Vip Albania VIDEO)

Një moment që nisi si shaka për 1 Prillin përfundoi duke shkaktuar emocione të forta brenda shtëpisë së Big Brother.

Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 5, Shëndriti së bashku me Brikenën vendosën t’i bëjnë një prank Mateos, duke e zgjuar nga gjumi me një “lajm bombë”.

Shëndriti i tha se Brikena ishte larguar nga shtëpia, duke e bërë situatën të dukej sa më reale. I sapozgjuar dhe i hutuar, Mateo e mori shumë seriozisht këtë informacion dhe reagimi i tij ishte i menjëhershëm.

Ai u duk i tronditur dhe i mërzitur, duke menduar se Brikena kishte lënë përfundimisht garën. Për disa momente, situata u bë e rëndë emocionalisht, derisa u zbulua se gjithçka ishte vetëm një shaka për 1 Prillin.

Momenti ka bërë xhiron e rrjetit, pasi reagimi i sinqertë i Mateos ka prekur dhe njëkohësisht ka argëtuar publikun.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments