Tuesday, March 31, 2026
HomeALBMoment i papritur: Rogerti heq gjithçka dhe hidhet në pishinë pas pyetjes...

Moment i papritur: Rogerti heq gjithçka dhe hidhet në pishinë pas pyetjes së Mirit (VIDEO)

Një situatë krejt e papritur ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke surprizuar si banorët ashtu edhe publikun.

Gjithçka nisi kur Miri i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë Brikenës: “A mendon ti që Rogerti të do më shumë se Juelen?”. Pyetja krijoi menjëherë tension në ambient, ndërsa Brikena reagoi shkurt duke thënë: “Qysh?”, përpara se Miri t’i përgjigjej me tone ironike: “Ik tashi”.

Por ajo që pasoi ishte edhe më e papritur. I pranishëm gjatë bisedës, Rogerti reagoi në mënyrë impulsive, duke humbur qetësinë dhe duke u bërë qendra e vëmendjes. Në një moment që askush nuk e priste, ai vendosi të zhvishhej dhe të hidhej direkt në pishinë, duke shkaktuar reagime të forta nga banorët.

Ky veprim i tij u komentua menjëherë si një reagim emocional dhe spontan, ndërsa rrjeti ka shpërthyer me komente dhe reagime të shumta për këtë skenë të pazakontë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments