Tuesday, March 31, 2026
HomeALBIk moj kokra e ku*ves– deklarata e Mirit ndez rrjetin, familjarët e...

Ik moj kokra e ku*ves– deklarata e Mirit ndez rrjetin, familjarët e Selinës reagojnë ashpër (Video)

Dalja e banorëve në Tiranë si shpërblim për 100 ditët brenda shtëpisë ka sjellë jo pak polemika, sidomos pas deklaratës së fundit të Mirit.

Gjatë një bisede me Rogertin dhe Edisën, Miri ka treguar një moment që, sipas tij, i është dukur shumë qesharak. Ai rrëfen se gjatë qëndrimit në rrugë, Selina po thërriste vazhdimisht emrin e saj, ndërsa një person nga turma i është kthyer me fjalë fyese.

Sipas Mirit, situata është bërë edhe më e sikletshme kur shumë njerëz të tjerë kanë nisur të thërrasin emrin e tij: “Miri, Miri, Miri”, gjë që e ka bërë atë të shpërthejë në të qeshura.

Video e postuar ne instagramin e Selin nga familjaret

“Mu duk shumë për të qeshur ajo situatë,” është shprehur ai, duke e treguar ngjarjen me entuziazëm.

Por kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga familjarët e Selinës. Ata kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke publikuar videon në Instagramin e saj zyrtar, të shoqëruar me një mesazh të fortë:

“E turpshme!”

Reagimi ka ndezur menjëherë debat në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe: ata që mbështesin Mirin për sinqeritetin e tij dhe të tjerë që e konsiderojnë situatën si mungesë respekti ndaj Selinës.

Ngjarja pritet të sjellë edhe më shumë tension në ditët në vijim… 👀

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments