
Një detaj i paditur më parë rreth Brikena Selmanit, banores aktuale të “Big Brother VIP Albania”, është bërë publik së fundmi.
Emisioni “Dr. Plastik” në Tv Klan ka transmetuar pamjet ekskluzive të ndërhyrjes së saj estetike, një procedurë e cila është realizuar vetëm pak ditë përpara se ajo të bëhej pjesë e reality show-t.
Në materialin e publikuar nga emisioni, shfaqen momente nga konsulta e Brikenës me Dr. Rezarta Kapaj, ku banorja kërkon informacion dhe detaje specifike rreth procedurës.
Ajo i është drejtuar kirurgjisë plastike për të realizuar një “temporal lift”, një ndërhyrje që konsiston në tërheqjen e syve, vetullave dhe mollëzave, për të arritur tiparet që ajo ka aktualisht brenda shtëpisë.

