Një zhvillim i papritur pritet të tronditë shtëpinë e Big Brother VIP ditën e sotme. Shëndriti, aktualisht lider i javës, mesa duket mund të ketë në dorë një avantazh të fortë: hapjen e “Kutisë së Pandorës”.
Nëse kjo ndodh, ai do të ketë mundësinë të dërgojë direkt tre banorë në nominim, duke ndryshuar totalisht lojën dhe strategjitë brenda shtëpisë.
Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim 100% për këtë vendim dhe gjithçka mbetet për t’u parë gjatë spektaklit.
A do ta përdorë Shëndriti këtë “armë” të fortë apo do të surprizojë me një vendim tjetër? 🔥
