Saturday, March 28, 2026
HomeALBGazetarja Lala: SPAK ka vënë nën hetim një deputete të PS, besoj...

Gazetarja Lala: SPAK ka vënë nën hetim një deputete të PS, besoj se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi gjatë intervistës për emisionin “Kjo Javë” në News24 se një deputete aktuale e Partisë Socialiste është vënë nën hetim nga SPAK.

Gazetarja nuk zbuloi emrin, por theksoi se deputetja është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme disa kohë më parë, dhe se shumë shpejt mund të ketë rezultate konkrete lidhur me këtë çështje

Ajo u shpreh se ligjvënësja socialiste ende nuk është vënë zyrtarisht nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme, por shtoi se është regjistruar vepra penale dhe se hetimet po kryhen në mënyrë të thelluar.

“Një deputete aktuale e PS është në hetim. Është pyetur disa kohë më parë në SPAK, është duke u hetuar dhe besoj se shumë shpejt çështja do të ketë rezultate konkrete.

Emri i saj është regjistruar si person në hetim por është regjistruar vepra penale dhe është duke kryer hetim i thelluar në raport me të dhe personat e lidhur. Po vijon çështja me intensitet. Po ashtu priten rezultate shumë konkrete për dosjen e AKSHI-t. “, u shpreh gazetarja.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments