Saturday, March 28, 2026
HomeALBMos më provoko se do të nxjerr jashtë”.  Tensione mes Ramës dhe Spiropalit,...

Mos më provoko se do të nxjerr jashtë”.  Tensione mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

Mbledhja e grupit parlamentar të PS me ministrat ka prodhuar një përplasje mes Erjona Ismailit ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Elisa Spiropalit, ish ministre e këtij diktasteri dhe ish ministre e Jashtme

Burime nga kjo mbledhje i treguan gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu dinamikën e sherrit ku është përshirë edhe kryeministri Edi Rama.

Kur ministria Ismaili ishte duke folur për strategjinë e komunikimit, Elisa Spiropali ka nisur të qeshë.

Ky gjest i saj është parë nga ministrja Ismaili, e cila i është drejtuar me fjalët, “zonja Spiropali s’ke pse qesh”. Ish-ministrja e Jashtme i është përgjigjur me fjalën “urdhëro?”.

Spiropali mësohet se i ka thënë ministres Ismaili t’i kërkojë falje.

Të njëjtat burime tregojnë se Rama i është drejtuar Spiropalit me fjalët: “nuk ndërhyn dot tek sa po flet Eriona”.

Përplasja mes ministres dhe ish-ministres nuk ka mbaruar me kaq, pasi Erjona Ismaili ka këmbëngulur në kërkimin ndjesë nga Spiropali.

Burimet thanë se në këtë moment ka ndërhyrë sërish kryeministri Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit me fjalët: “mos më provoko të të nxjerr përjashtë”.

Situatën në fund e ka qetësuar Erjon Braçe i ulur pranë Spiropalit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments