Saturday, March 28, 2026
HomeALBArbana Osmani “sfidon” BBVIP, por shpërthejnë debatet për shifrat e Ferma Vip...

Arbana Osmani “sfidon” BBVIP, por shpërthejnë debatet për shifrat e Ferma Vip ! KUSH po mashtron me shifra?”

Një postim i fundit nga Arbana Osmani në rrjetet sociale ka ndezur menjëherë diskutime të forta në publik. Moderatorja publikoi një grafik nga Google Trends, duke sugjeruar se “Ferma VIP” ka kaluar “Big Brother VIP Albania” në kërkimet në YouTube, duke e shoqëruar me frazën: “kërkimet nuk blihen”.

Por kjo deklaratë nuk ka kaluar pa reagime. Shumë ndjekës kanë vënë në pikëpyetje shifrat, duke krahasuar interesin real me audiencën konkrete. Edhe pse prime i parë i “Ferma VIP” arriti një kulm prej rreth 420 mijë shikuesish live, totali i klikimeve aktualisht raportohet rreth 1.3 milionë.

Nga ana tjetër, “Big Brother VIP Albania” vazhdon të dominojë në shikime totale, ku një prime arrin shpesh mbi 2 milionë klikime, duke krijuar një diferencë të dukshme mes dy formateve.

Megjithatë, interesi për “Ferma VIP” mbetet i lartë dhe formati ka sjellë një frymë të re në ekran, falë investimit në produksion dhe kuriozitetit të publikut. Ndërkohë, BBVIP ruan një bazë të fortë dhe besnike shikuesish.

Gara për audiencën duket më e hapur se kurrë, ndërsa debati në rrjet vazhdon të ndizet çdo ditë e më shumë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments