Saturday, March 28, 2026
HomeALBMoment viral në Ferma Vip : Moza habit të gjithë me kërkesën...

Moment viral në Ferma Vip : Moza habit të gjithë me kërkesën e saj të pazakontë Do Lahem nudo ( Video )

Një moment sa i papritur aq edhe komik ka ndodhur në shtëpinë e Ferma Vip , ku Mimoza Ahmeti ka habitur banorët me deklaratën e saj të drejtpërdrejtë.

“Dua të lahem si më ka bo nona dhe s’po zgjidh dot gjëegjëzën si të lahem…”, u shpreh ajo, duke krijuar menjëherë reagime nga të gjithë banorët.

Njëra prej vajzave i sugjeron me humor: “Lahu me rroba banjo”, por Moza nuk tërhiqet aspak dhe i përgjigjet: “Po ça me rroba banjo? Atë gjë s’e bëj kurrë!”.

Kjo deklaratë ngre pikëpyetje edhe më të mëdha, ndërsa Moza shton: “Domethënë mund të lahemi si të duam? Nuk na dënon Agai?”

Banorët e tjerë përpiqen ta qetësojnë situatën duke i thënë se nuk ka asnjë problem, ndërsa në mes të batutave futet edhe Elvis Pupa, i cili me ironi i thotë:

“Përkundrazi, sa të bësh ti, aq më shumë i afrohesh çmimit!”

Kjo batutë shkakton të qeshura të forta në shtëpi, ndërsa Moza mbetet në qendër të vëmendjes si gjithmonë, duke treguar se është gati të bëjë “show” në çdo moment.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments