Saturday, March 28, 2026
HomeALBZhduken dy motrat në Tiranë! Të miturat u nisën dje për në...

Zhduken dy motrat në Tiranë! Të miturat u nisën dje për në shkollë por nuk u kthyen më në shtëpi (Foto)

Familjarët kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë parë vajzat apo ka informacion mbi vendndodhjen

Një rast shqetësues është raportuar në Tiranë, ku dy vajza të mitura rezultojnë të zhdukura që prej mëngjesit të djeshëm.

Raportohet se bëhet fjalë për dy motra, Ledjona Dapa 14-vjeç dhe Ana Dapa 12-vjeç, të cilat sipas familjarëve janë larguar nga banesa rreth orës 07:00 për të shkuar në shkollën “Gjon Buzuku”, pranë Komisariatit Nr. 4, por nuk janë kthyer më. Nëna e tyre bën apel për ndihmë nga qytetarët për gjetjen e vajzave, duke vendosur në dispozicion dhe një numër kontakti.

“Përshëndetje! Jam nëna e dy vajzave që sot kanë humbur, në mëngjesin e sotëm, duke u nisur për shkollë, por s’janë kthyer ende. Ju lutem kush i shikon në rrugë, ose kush i njeh, të kontaktojë në numrin që do lëmë këtu. Ju lutem më ndihmoni t’i gjejmë.”– shprehet ajo.

Familjarët kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë parë vajzat apo ka informacion mbi vendndodhjen e tyre. Numër kontakti: +355 68 868 7707.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments