Mimoza Ahmeti ka treguar edhe një herë pse konsiderohet një nga figurat më të veçanta dhe pa filtra në ekran. Me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe batutat që nuk kanë fund, ajo ka bërë sërish bujë me një deklaratë që po qarkullon kudo në rrjet.
Gjatë një bisede, Ahmeti rrëfeu me shumë humor se çfarë bënte sa herë zihej me bashkëshortin. Dhe përgjigjja e saj nuk ishte aspak e zakonshme…
“Sa herë ziheshim, hapja Tinder-in”, u shpreh ajo, duke shkaktuar të qeshura, por edhe habi te publiku.
Kjo deklaratë është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë cilësuar si një batutë tipike “alla Mimoza”, ndërsa të tjerë janë surprizuar nga sinqeriteti i saj.
