Një situatë e pazakontë po qarkullon në rrjet lidhur me banorin Miri nga Big Brother VIP. Sipas asaj që po diskutohet gjerësisht online, atij i janë shtuar rreth 20 mijë followers në Instagram brenda një kohe shumë të shkurtër, duke ngritur menjëherë dyshime tek publiku.
Ajo që ka bërë më shumë bujë është fakti se shumë prej këtyre ndjekësve pretendohet se janë llogari nga India, duke krijuar perceptimin sikur Miri ka një mbështetje të madhe ndërkombëtare.
Kjo ka sjellë reagime të shumta, ku një pjesë e ndjekësve e konsiderojnë këtë si një strategji të gabuar, që mund të dëmtojë imazhin e tij në lojë. Madje, disa aludojnë se pas kësaj lëvizjeje mund të qëndrojnë persona jashtë shtëpisë, ndoshta edhe familjarë, për të rritur artificialisht popullaritetin e tij.
