Friday, March 27, 2026
HomeALBÇmimi i miellit, vajit dhe sheqerit rritet me 50%! Ministrja: Qeveria e...

Çmimi i miellit, vajit dhe sheqerit rritet me 50%! Ministrja: Qeveria e ka të pamundur të…

Ministrja Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat bëri me dije se lufta në Lindjen e Mesme ka filluar të japë efektet e para edhe në çmimet e shportës ushqimore në vend, duke reflektuar rritje të ndjeshme në disa produkte bazë.

Gjatë kësaj konference, ka qenë gazetari Isa Myzyraj ai i cili i solli në vëmendje disa prej produkteve që kanë pësuar rritje të konsiderueshme ditët e fundit, duke përmendur domatet që nga 200 lekë kanë shkuar në 350 lekë, specat nga 280 në 400 lekë, si edhe rritje të ndjeshme për produkte si mielli, vaji dhe sheqeri.

Ai e pyeti Ibrahimajn se kur qeveria do të marrë masa konkrete për uljen e çmimeve, ndërkohë që ajo iu kthye duke sqaruar se shteti shqiptar nuk mund të ndërhyjë në çmime, pasi kjo është e pamundur në kushtet e ekonomisë së tregut.

Sipas ministres, qeveria nuk ka mundësi të ndërhyjë drejtpërdrejt në përcaktimin e çmimeve, pasi ato varen nga kërkesa dhe oferta, por do të ndërmarrë kontrolle për të shmangur spekulimet.

“Unë nuk thashë ne do ndërhyjmë në çmime. E shpjegova dhe pse nuk aplikojmë dot të njëjtin mekanizëm sepse është e pamundur që ne të ndërhyjmë në çmime”, tha Ibrahimaj.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments