Thursday, March 26, 2026
HomeALBIntervista e Uzunit pas ndeshjes i cili shfaqet i përlotur

Intervista e Uzunit pas ndeshjes i cili shfaqet i përlotur

Pas humbjes dhe eliminimit nga Polonia, sulmuesi Myrto Uzuni u shfaq i përlotur në prononcimin për Tv Klan.

Sulmuesi u shpreh se ishte luftuar shumë për këtë ditë, ndërsa kërkoi falje ndaj tifozëve. Sipas tij, me 2-0 ndeshja do të ishte mbyllur.

Kemi luftuar shumë për këtë ditë. Duhet të presim 4-5 vite për këtë. Kishim gjithë kombin. I kërkojmë falje të gjithëve. Është një dhimbje. Do kemi netë pa gjumë pas kësaj. Duhet të kishim shfrytëzuar rastet, sepse futbolli të ndëshkon. Kur nuk shënon, futbolli të dënon. Me 2-0 mbyllej ndeshja.

Ekipi ka bërë një punë të shkëlqyer. Nuk jemi Portugalia apo Franca. Rastet që na jepen duhet t’i shfrytëzojmë”, u shpreh Uzuni.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments