Thursday, March 26, 2026
HomeALBJorida Tabaku i del kundër dhe ia “plas në sy” Nokës e...

Jorida Tabaku i del kundër dhe ia “plas në sy” Nokës e Berishës: Salianji duhet të…

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka qenë së fundi pjesë e një takimi me të rinjtë në qytetin e Shkodrës, ku edhe ka komentuar “betejën” mes Berishës dhe Salianjit, sidomos me situatën e fundit teksa 23 maji i zgjedhjeve brenda PD po afron.

Ndryshe nga Noka e Berisha, Tabaku është shprehur se Salianji duhet të kandidojë përballë kreut demokrat, teksa i ka bërë thirrje “deles të zezë” të familjes së PD, Salianjit, të zhvillojë diskutimet në tryezën e partisë, dhe ngre shqetësimin se debatet tashmë po bëhen vetëm në sy të publikur dhe studio televizive.

“E kam ndjekur në media diskutimin e zotit Salianji dhe kërkesa ime për të është që betejën ta bëjë në PD, boll ka vuajtur PD këto vite për betejë të bërë në studiot televizive. Nuk ka rëndësi ku jam unë apo Salianji nesër, por ku do të jetë PD dhe demokratët. Për mua ky debat duhet të bëhet brenda PD, kur bëhet jashtë është shqetësuese”, është shprehur Tabaku ndër të tjera.

Duke shtuar më tej se Partia Demokratike nuk e ka luksin tashmë të humbasë askënd: “Nuk e shoh te PS përshembull të ndodhë jashtë. Kemi boll forume për të folur. Gabimi që bëra në 3 vite të shkuara nuk do ta bëj sot, nuk kam për të dhënë mendime që kam për t’i dhënë në forumet e partisë. Nuk di të ketë një vendim të Kryesisë për t’i mbyllur dyert. Lë t’i lëmë kohë institucioneve dhe debatit të brendshëm që të marrë vendimin e duhur. Për mua PD nuk ka luksin të humbë askënd, ne duhet të shtohemi e zgjerohemi, t’ia shtrijmë dorën kujtdo. Në një parti politike vendos vota” tha ajo.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments