Thursday, March 26, 2026
HomeALBLajm i Fundit/ Bordi vendos ÇMIMET e reja të karburantit: Nga sot...

Lajm i Fundit/ Bordi vendos ÇMIMET e reja të karburantit: Nga sot nafta kushton…

Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme çmimin tavan për tregtimin e hidrokarbureve në vend.

Nga sot, nafta me pakicë nuk do të tregtohet më shumë se çmimi 203 lekë/litër, ndërsa benzina me pakicë më shumë se 175 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 26 Mars ora 18:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Plats të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments