Një debat i ri ka shpërthyer mes Brikenës dhe Mateos në shtëpinë e Big Brother VIP, duke rikthyer në vëmendje një temë që ishte diskutuar edhe disa ditë më parë gjatë spektaklit.
Shkak për përplasjen është bërë një veprim i Mateos, i cili është parë duke e kapur për dore Selinën, gjest që nuk është pritur aspak mirë nga Brikena.
Kujtojmë se gjatë “Prime”-it të kaluar, produksioni transmetoi një klip ku aludohej për një tërheqje të mundshme ose ndjenja të Mateos ndaj Selinës. Të dy banorët i mohuan këto aludime, duke theksuar se marrëdhënia e tyre është thjesht miqësore. Edhe Brikena në atë moment u shpreh e bindur se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se miqësi.
Megjithatë, afrimiteti i fundit fizik duket se e ka shqetësuar atë. Gjatë debatit, Brikena shprehu hapur pakënaqësinë, duke e pyetur Mateon:
“Pse e ke kap nga dora?”
Sipas saj, veprime të tilla japin shkas për keqkuptime jashtë shtëpisë dhe rihapin diskutimet për një raport të mundshëm mes tij dhe Selinës.
Nga ana tjetër, Mateo u mbrojt duke e minimizuar gjestin dhe duke e quajtur thjesht miqësor:
“E kapa nga krahu moj, se nuk iu hodha as në qafë as e përqafova.”
Kujtojmë gjithashtu se vetëm pak ditë më parë u pa një afrimitet i madh mes Mateos dhe Brikenës, të cilët shkëmbyen edhe një puthje në buzë gjatë spektaklit, veprim që mori edhe miratimin publik të familjarëve të tyre jashtë shtëpisë.
