Saturday, March 28, 2026
HomeALBRregulla të reja për baret dhe restorantet, ja çfarë ndryshon qeveria

Rregulla të reja për baret dhe restorantet, ja çfarë ndryshon qeveria

Baret, restorantet dhe hotelet do të mund të shfrytëzojnë deri në 25% të gjerësisë së trotuarit për vendosjen e tavolinave dhe karrigeve për aktivitetin e tyre, por tashmë me një kusht të ri.

Sipas një projektvendimi të propozuar nga Këshilli i Ministrave, çdo biznes që kërkon leje për vendosjen e karrigeve në hapësirat publike do të jetë i detyruar të mbjellë një pemë për çdo karrige të vendosur në trotuar. Ky detyrim do të vlejë edhe për kioskat.

Rregullorja e re përcakton rregullat për shfrytëzimin e hapësirave publike nga bizneset gastronomike, ekspozimin e mallrave jashtë dyqaneve, aktivitetet ambulante dhe tregjet, si dhe institucionet përgjegjëse për monitorimin e tyre.

Ndërkohë, rregullorja ndalon në mënyrë kategorike vendosjen e strukturave erëpritëse, vazove apo tapeteve mbi hapësirat e gjelbra. Po ashtu, zgarat me qymyr ose elektrike nuk do të lejohen në trotuar pa aspirator.

Aplikimet për lejet do të bëhen përmes platformës e-Albania pranë pushtetit vendor. Leja do të ketë afat 2-vjeçar, ndërsa për raste festash do të jepen leje provizore me afat 30 ditë. Rregullorja parashikon edhe masa ndëshkuese për bizneset që shkelin kushtet e lejes.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments