Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, njoftoi se Bordi i Transparencës do të mblidhet gjatë ditës së sotme për të marrë një vendim në lidhje me çmimet e karburanteve në vend.
Sipas tij, bordi po analizon lëvizjet e fundit të çmimeve në bursë, si dhe rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt edhe në tregun vendas.
Demo theksoi se rritja e çmimeve të karburanteve ndikon edhe në rritjen e çmimeve të produkteve të tjera, për shkak të inflacionit që krijohet, dhe se kjo situatë kërkon kohë për t’u adresuar.
Ai shtoi se qeveria është e gatshme të ndërhyjë me masa të tjera nëse vlerësohet se barra për qytetarët bëhet e rëndë, duke vepruar përmes Bordit të Transparencës dhe institucioneve përkatëse, me qëllim parandalimin e spekulimeve në treg.
Sipas ministrit, vendimi për çmimin e karburanteve pritet të merret dhe të bëhet publik brenda ditës së sotme.
