Wednesday, March 25, 2026
HomeALBSKANDALI ROZË në pallatin e Drejtësisë/ Ja pse e paditi prokurorja gruan...

SKANDALI ROZË në pallatin e Drejtësisë/ Ja pse e paditi prokurorja gruan që denoncoi anëtarin e KLP, Olger Eminaj

Në një kohë kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u trondit nga pamjet seksuale që anëtari i KLP-së, Olger Eminaj, ia dërgonte nga zyra dhe i kërkonte favore seksuale një gruaje të divorcuar, në media rrodhën informacione se pikërisht gruaja që kishte denoncuar këtë skandal seksual në Drejtësinë Shqiptare, kishte kanosur, fyer apo përndjekur prokuroren e Tiranës, Rovena Zoto.

Në fakt Zoto, është prokurorja që ka marë të pandehur shtetasen R.M për akuzën e “Përndjekjes” së ish-bashkëshortit të saj. Gruaja R.M, ishte ankuar për prokuroren Rovena Zoto, tek KLP-ja e Olger Eminaj, i cili më pas kërkoi favore seksuale, lodra seksi dhe pranga për të zgjidhur çështjen.

Por teksa zhvillohej procesi gjyqësor në gjykatën e Tiranës, Rovena Zoto, ka pasur në sallën e gjyqit një debat me të pandehurën e saj, R.M.

Debati në gjyq ka qënë në kushtet e normalitetit, ku të dyja palët e përfshira në gjykatë hodhën akuza të ndërsjellta në sallën e gjyqit, dukuri kjo që shihet shpesh në sallat gjyqësore në Shqipëri, ku të pandehurit u thonë ndonjë fjalë më tepër prokurorëve, edhe për çështje jashtë objektit të gjykimit.

E pandehura në këtë proces R.M, ka akuzuar prokuroren e çështjes së saj, Rovena Zoto, se kishte ardhur në seancë gjyqësore me shapka banjo dhe ishte përballë gjykatës pa pelerinën e zezë të prokurorit, e cila është detyruese për tu mbajtur në sallën e gjyqit nga prokurori, avokati dhe gjyqtari.

Ndër të tjera, e pandehura E.M, i ka përmendur prokurores emrin e babait të saj Viktor, i cili kishte ndëruar jetë dhe për pasojë prokurorja, thotë se ishte ndjerë e fyer dhe e turpëruar ndaj ishte paraqitur në ambjentet e komisariatit Nr.3 në Tiranë, duke bërë kallëzim penal, 1 ditë pas debatit në gjykatë.

Kallëzimi i prokurores Zoto, është bërë në 24 shtator 2024 përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, Lavdrim Moda, i cili ka trajtuar procedurialisht këtë çështje.

Pasi ka administruar dëshminë e Rovena Zotos, oficeri Moda ka çuar informacionin në prokurorinë e Tiranës, duke sugjeruar ndjekjen penale ndaj shtetases R.M, për akuzën “Fyerjes së gjyqtarit dhe prokurorit”.
Në dokumentat e siguruara nga gazetari Elton Qyno, rezulton se Rovena Zoto tregon detaje mbi konfliktin që ka pasur në sallën e gjyqit me R.M.

“…që në seancat paraprake që janë zhvilluar me gjyatere Marinela Osmani, e pandehura më ka akuzuar padrejtësisht se ngritja e akuzës ndaj saj është bërë e qëllimshme, për ti ardhur në ndihmë palës kallëzuese. Nuk i kam kushtuar rëndësi duke qënë se pretendime të tilla janë rutinë në punën tonë e për më tepër nuk qëndrojnë. Pasi çështja u dërgua për giykim pranë gjyqtare Marçela Shehu, ajo me format e saj intimiduese çoftë ndaj meje dhe gjykatës, me konkrëtisht sot më datën 23 shtator 2024 rreth orës 13:30 ndërkohë isha në seancë gjyqësore për këtë çështje dhe po pyetej dëshmitari Sejko Asllani, e pandehura ishte në sallë, ngrihet dhe më thotë që akuzën prokurorja e ka bërë në bashkëpunim me dëshmitarin dhe ndërkohë thekson faktin se unë jam e bija Viktorit në kushtet ku babai im ka ndërruar jetë u lëndova nga përmendja…”-ka treguar në dëshminë e saj prokurorja Rovena Zoto.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments