Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP pritej të ishte një nga më të tensionuarat deri tani, me një përballje të shumëpërfolur mes babait të Selinës dhe Rogertit. Por ndryshe nga sa u paralajmërua dhe u përfol gjatë gjithë ditës, ky moment nuk ndodhi.
Arsyeja kryesore lidhet me kohën televizive, e cila nuk ka lejuar zhvillimin e kësaj përballjeje në Prime-in e djeshëm. Për këtë arsye, produksioni ka vendosur ta shtyjë për Prime-in e radhës, duke e kthyer këtë situatë në një nga momentet më të shumëpritura të spektaklit.
Ky ballafaqim pritet të jetë i pari i këtij lloji, ku do të përfshihen drejtpërdrejt babai i Selinës, vetë Selina dhe Rogerti – një treshe që ka ndezur rrjetin ditët e fundit me deklarata dhe tension.
Fansat kanë mbetur në pritje dhe rrjetet sociale vazhdojnë të “zien”, ndërsa të gjithë presin të shohin se çfarë do të ndodhë në këtë përballje që premton emocione të forta dhe ndoshta përplasje të ashpra.
A do të shpërthejë situata apo do të ketë një sqarim mes tyre? Gjithçka mbetet për t’u parë në Prime-in e radhës.
