Tuesday, March 24, 2026
HomeALBDo plasë sonte!” – Babai i Selin përballë Rogertit LIVE në BBVIP

Do plasë sonte!” – Babai i Selin përballë Rogertit LIVE në BBVIP

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP pritet të jetë një nga më të tensionuarat deri tani. Pas përmendjes së kanunit dhe deklaratave të forta që kanë qarkulluar, situata mes familjes së Selin dhe Rogertit ka marrë një tjetër dimension.

Sipas burimeve dhe asaj që po përflitet në rrjet, babai i Selin pritet të hyjë sonte në shtëpi, ku do të ketë një përballje direkte me Rogertin – një moment që pritet të “shpërthejë” atmosferën.

Dihet tashmë se ai nuk e sheh aspak me sy të mirë Rogertin, ndërsa tensioni ka ardhur duke u rritur ditë pas dite. Kjo e bën përballjen e sotme një nga më të shumëpriturat nga publiku.

Rrjetet sociale janë “në zjarr”, ndërsa fansat janë bërë sy e veshë për të parë se si do të zhvillohet kjo situatë dhe çfarë do të ndodhë mes tyre LIVE.

A do të ketë përplasje të fortë apo do të gjendet një zgjidhje? Gjithçka pritet të zbulohet sonte në Prime!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments