Sipas IGJEUM, java nis me reshje shiu në të gjithë vendin dhe dëbore në zonat në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.
Reshjet:
Sot pasdite, e hënë, datë 23 dhe nesër, e martë, datë 24, priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet.
Në Lindje dhe Juglindje të vendit, në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore.
Temperaturat:
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9/17 °C
në vendet e ulëta: 5/18 °C
në vendet malore: 1/11 °C
Era:
Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë në zonat malore dhe bregdet./CNA

